Wednesday , April 24 2019
Lajmi i fundit

Kupa Pavarësia: PRISHTINA FITUESE, FEDERALI NDALET NË GJYSËMFINALE

Kupa Pavaresia 2013Prishtina është fituesja e edicionit të pestë të “Kupës Pavarësia”. Klubi i kryeqytetit të Kosovës arriti të mundë në finalen e Vlorës, Flamurtarin me rezultatin 8-7 nga pika e bardhë.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Federali humbi nga Flamurtari i Vlorës me rezultatin 2:0. Edhe pse eksperienca dhe kualiteti ishin në anën e futbollistëve nga Vlora, të cilët garojnë në Superligën e Shqipërisë, futbollistët nga Ulqini, përkundër humbjes, zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë.

Në gjysmëfinalen e dytë, Prishtina mundi pas goditjeve nga pika e bardhë Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 4:2.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top