Saturday , August 19 2017
Lajmi i fundit

Kuriozitete: ULQINI KISHTE UJËSJELLËS PARA DY MIJË VITESH

Arkiv, Arhiva, Kalaja, Stari gradUlqini është qytet i cili shtrihet në ujë dhe është i rrethuar në tre anë nga uji. Kulti i ujit është thellë i mbjell në vetëdijen e qytetarëve të tij.

Është interesant fakti që ky qytet kishte ujësjellës para dy mijë vitesh. E ndërtuan Romakët, të cilët nëpërmjet tubave të gurit e sollën ujin nga shpatina e Mozhurit gjegjësisht nga burimi Salç, deri në qytet.

Rreth 1700 vite më vonë Osmanët kanë ndërtuar ujësjellësin e ri nga tubat prej argjilës. Uji shkonte nga burimi tek Çinari, në Ullishtë, deri tek rezervuari qendror në qytet. Nga dy cisterna të mëdha (një në Kala, një në pjesën e poshtme të qytetit), vendasit janë furnizuar me ujë gjatë thatësirës verore dhe luftës.

Përndryshe, qytetarët gjatë tërë kësaj periudhë kanë përdorur edhe ujin nga burimet dhe puset e shumta përgjatë Prronit (përroit) të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top