Saturday , October 24 2020
Lajmi i fundit

Kurmemoviq: PËRKRAHIM INICIATIVËN E MOGUL-it

MZ Pozitiv, Pozitivna CGShefja e Klubit të këshilltarëve të Malit të Zi Pozitiv Arijana Kurmemoviq ka thënë që kjo parti absolutisht përkrah iniciativën e OJQ Mogul për thirrjen e seancës së veçantë në të cilën do të shqyrtohej PHU për komunë të Ulqinit.

“Kjo çështje ka rëndësi vitale për qytetin tonë dhe Parlamenti lokal duhet të marrë qëndrim të qartë. Opinioni është i njoftuar që PHU-ja e propozuar është në masë të madhe kontrovers dhe për këtë arsye kërkon analizë të rreptë e cila duhet të kalojë nëpër Kuvendin lokal”, tha ajo dhe theksoi që këshilltarët e MZ Pozitiv nuk do të përkrahin kësi lloj plani nëse të paktën zona e Valdanosit nuk përjashtohet nga ndërtimi dhe ruhet në tërësi.

Sipas fjalëve të saja, me PHU-në e propozuar janë sulmuar të gjithë pjesët e qytetit. “Për këtë arsye kemi përgjegjësi morale, por dhe politike të bëjmë çdo gjë në mënyrë që të ruhet interesi i qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme ti ruhen hapësira të mjaftueshme që të ndërtojnë të ardhmen më të bukur për vete dhe familjet e tyre”, tha Kurmemoviq dhe shtoi: “me këtë rast ftojmë dhe apelojmë kolegët tjerë këshilltarë nga pushteti dhe opozita të përkrahin iniciativën e Mogulit dhe bashkërisht të sjellim vendimin për këtë çështje të rëndësishme”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top