Saturday , September 23 2017
Lajmi i fundit

Kurti: TV ULQINI – PROJEKT I REALIZUAR SI NË FILMA VIZATIMOR

 

Mikrofon, Radio,Kryetari i Sindikatës së Radio televizionit të Ulqinit (RTUL) Ilir Kurti tha se Dita e Komunës së Ulqinit këtë vit do të jetë një ditë e mrekullueshme në të vetmin medium publik lokal.

“Punëtorët kanë 13 paga të prapambetura, ndërsa kontributet nuk janë paguar tash gjashtë vite. Do të jetë një ditë e paharruar dhe e veçantë për ne”, pohoi ai në një deklaratë për Portalin Ul-info.

Qytetarët duhet ta dinë, thotë ai, se TV Ulqini falë pushtetarëve ekziston vetëm në letër.

“Kjo është një arritje e madhe për Komunën dhe udhëheqësit tonë, si çdo projekt i realizuar edhe ky është si në filmat vizatimor”, thekson shefi i Sindikatës së RTUL.

“Urime dhe për shumë vjet Dita e Komunës së Ulqinit”, përfundon Kurti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top