KUSARËT E ULQINIT LUFTUAN KUNDËR RUSËVE

ݜ9Kusarët e Ulqinit në luftën ruso-turke (1768-1774) kanë sulmuar anijet luftarake ruse në Greqi. Kjo gjatë zgjatjes së konfliktit ndodhi dy herë, por pësuan humbje të thella.

Së pari, në korrik të vitit 1770 në Navarin (beteja e Çesmes) Ulqinakët sulmuan flotën, në krye të së cilës ishte grofi i njohur Aleksej Orlov.

Dy vite më vonë, në afërsi të Patras, sulmuan eskadrin e kapedanit Konjejev. Në këto beteja të tetorit të vitit 1772 flota e Ulqinit nën komandën e Mustafë-pashës (djali i Mehmet-pashë Bushatliut) humbi rreth 35 anije të ndryshme. Nga këto, shtatë anije i takonin Dubrovnikasve.

Gjatë këtij konflikti luftarak Rusët madje kanë shqyrtuar mundësin e bombardimit të Ulqinit nga deti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…