Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi i KK: NË REND TË DITËS EDHE RAPORTI I PUNËS SË KRYETARIT TË KOMUNËS

Loro NrekiqTë enjten do të fillojë mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën do të jenë mbi 15 pika, mëson Portali Ul-info.

Me kërkesë të klubeve të këshilltarëve, pushteti ekzekutiv do të dorëzojë informatat për realizimin e buxhetit në gjysmën e parë të këtij viti, përgatitjet dhe vijimin e sezonit turistik, si dhe për realizimin e projekteve më të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë edhe rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Në rend të ditës është edhe Propozimi i vendimit për llogarinë përfundimtare të buxhetit dhe Raporti i punës së kryetarit të Komunës për vitin e kaluar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top