Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi i Komunës: DERI NË FUND TË MUAJIT EDHE NJË MBLEDHJE

Kuvendi, SkupstinaDeri në fund të këtij muaji do të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Këshilltarët e Parlamentit lokal do të shqyrtojnë, përveç të tjerash, vendimet për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës për vitin e kaluar dhe për shpalljen e tenderit për shitjen e tokës në Ranë, për të cilën Qeveria malazeze dha pëlqimin pak kohë më parë.

Në rend të ditës prapë do të jetë vendimi për kalimin e të drejtës në pronësi Qeverisë së Malit të Zi në lokalitetin Mavrian me sipërfaqe të përgjithshme prej 250.000 metër katror.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top