Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi i Komunës: MBI 20 PIKA PRESIN VAZHDIMIN E SEANCËS

Kuvendi Komunal i UlqinitAkoma nuk dihet kur do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Komunës së Ulqinit e cila filloi të mërkurën me 29 maj.

Në rend të ditës të kësaj mbledhje janë mbi 20 pika, prej të cilëve shumica janë shumë të rëndësishme për funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe qytetarët e Ulqinit.

Siç mësojmë, së shpejti do të mbahet mbledhja e partive të koalicionit qeverisës, ndërsa një nga temat e mbledhjes do të jetë edhe puna e Parlamentit lokal.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se „me barrierat dhe obstruksionet në punë, me të cilët ballafaqohet, nuk ka zhvillim të vetëqeverisjes lokale“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top