Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi i Komunës: MBLEDHJA NË GJYSMË TË MARSIT, KRIPORJA NË PRITJE

Kuvendi Komunal i UlqinitNë gjysmë të muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ulqinit në sesionin pranveror.

Është pothuajse e sigurt që pjesë e kësaj seance nuk do të jetë vendimi për shpalljen e Kripores Park të Natyrës.

Më herët është paralajmëruar se e tërë procedura në nivel lokal do të përfundojë deri në fund të shkurtit.

Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Pavlle Radulloviq para dhjetë muajsh premtoi mbrojtjen e Kripores deri në fund të vitit 2018.

Në gjysmë të prillit në Podgoricë do të mbahet Konferenca e 5 Ndërkombëtare për Kriporen.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top