Tuesday , September 25 2018
Lajmi i fundit

Kuvendi i Komunës: MIRATOHEN DY PLANE, FËRKIME NË KOALICIONIN QEVERISËS

Ljoro Nrekic, Loro Nrekiq, 2Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit miratuan të hënën, në mbledhjen e jashtëzakonshme, dy dokumente planifikuese.

U miratua Plani Detaj Urbanistik për lokalitetin “Pinjesh 3”, si dhe me shumicë votash u miratuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e disa parcelave urbanistike dhe kadastrale në zonën e PDU “Ulqin – Qytet” për lokalitetin “Rana”.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, i cili propozoi këto plane, tha se ato kanë kaluar të gjithë fazat dhe se këshilltarët duhet të jenë unik në qëndrimin të sjellin plane dhe mos të ndalojnë investimet të cilët janë të mira për komunë të Ulqinit.

Edhe këshilltari i PDS-së Luigj Shkrela vlerësoi se nuk është mirë që nuk ekziston pajtimi rreth sjelljes së planeve.

“Irriton sjellja e disa partive të cilët janë në koalicion me ne, por shumicën e këshilltarëve nuk e kanë këtu me ne. Bëhet fjalë për papërgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve”, tha ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top