Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Kuvendi i Komunës: SEANCA E RADHËS ME 7 DHJETOR

Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (,,Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018 dhe 34/2019 ), nenit 66. të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit (,,Fl. zyrtare e Malit të Zi” – dispozitat e komunës nr.27/20),

THËRRAS MBLEDHJEN E PARË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

dhe propozoj këtë

R e n d  d i t e :

-Minuta përkujtimore për viktimat e pandemisë së CoVID19 dhe këshilltarin Dritan Alaj

-Miratimin e procesverbalit nga Mbledhja e Dytë të Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më datë 22.07.2020.

1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,

2. Propozim Vendim mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2020,

3. Propozimi i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2019,

4. Propozim Vendim për parkingjet publike të makinave në Komunën e Ulqinit,

5. Propozim Vendim për lartësin, mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së kontributit të antarësisë Organizatës Turistike të Ulqinit,

6. Propozim Vendim për nxjerrjen e Strategjisë së zhvillimit të sportit në Komunën e Ulqinit 2020-2021,

Zgjedhje dhe emërime

7. Propozim Aktvendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Aktvendimit për emërimin e Këshillit për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

8. Propozim Aktvendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Aktvendimit për emërimin e Këshillit për Statut dhe dispozita  të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

9. Propozim Aktvendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Aktvendimit për emërimin e Këshillit për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunim me diasporën të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

10. Propozim Aktvendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Aktvendimit për emërimin e Këshillit për veprimtari shoqërore parashtresa dhe ankesa të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Mbledhja do të mbahet të hënën, më 07.12.2020, në ora 10:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

KRYETARI,

Dr. Ilir Çapuni

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top