Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Kuvendi i Komunës: TË MËRKURËN VAZHDIMI I MBLEDHJES

Kuvendi Komunal i UlqinitMë 7 dhjetor 2020, Kuvendi i Komunës sê Ulqinit filloi sesionin e tij vjeshtor me mbledhjen e parë te Seancës së Dytë të Rregullt.

Mbledhjes së rregullt i parapriu mbledhja e jashtëzakonshme komemorative kushtuar këshilltarit tashmë të ndjerë Dritan Alaj, të cilit Kuvendi i dha lamtumirën e fundit.

Pastaj si zakonisht në fillim të mbledhjes  u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar. Poashtu u konstatua dorëheqja e këshilltarit Bojan Gjakonoviq.

Gjatë diskutimit për rendin e ditës patë debate të shumta të këshilltarëve drejtuar ekzekutivit për vonesat dhe shkeljet e afateve ligjore të sjelljes së propozim vendimeve për miratim në Kuvend.

Me kërkesë të kryetarit të Komunës, mbledhja u ndërpre për të pasuar mbledhja e Kolegjiumit.

Klubi i Partisë Demokratike të Socialistëve kërkoi që mbledhja e Kuvendit të shtyhet për një ditë tjetër.

Në Kolegjiumin e Kryetarit të Kuvendit u vendos që vazhdimi i mbledhjes të bëhet të mërkurën, më 9 dhjetor në ora 11.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top