Thursday , September 20 2018
Lajmi i fundit

Kuvendi i Komunës: VEPRIMTARI JOLIGJORE NË SHAS, ORGANËT TË NDËRMARRIN MASA

Ilir CapuniKomunikatë për shtyp e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Më 6 korrik të 2018, Bashkësia Lokale e Katërkollës dhe Qendra për Kulturë-Muzetë e Ulqinit i janë drejtuar Kuvendit të Komunës së Ulqinit me shkresa në të cilat Komuna vihen në dijeni për veprimtari të jashtëligjshme në lokalitetin arkeologjik të Shasit.
Duke vepruar sipas këtyre kërkesa, Policia Komunale e Ulqinit ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë të gjithat masat ligjore brenda kompetenave të veta lidhur me punimet e paautorizuara brenda kishës njëanijëshe të Sh. Joanit në Shas.
Me këtë rast po kujtojmë se nga viti 2015 në lokalitetin në fjalë janë duke vijuar punimet hulumtuese dhe konservatore nga Muzeu Popullor i Malit të Zi – Muzeut Arkeologjik, institucion ky i cili disa herë iu është drejtuar pronares së kësaj të mire kulturore të patundshme — Komunës së Ulqinit — duke kërkuar dhënien e lejeve dhe pëlqimeve të nevojshme për veprimtarinë hulumtuese dhe konservatore.
Gjithashtu, kumtojmë që Kuvendi i Komunës së Ulqinit dhe organet e saja, në pajtueshmëri me nenin 36, paragrafet 2 dhe 3 të Statutit, përveç institucionit të lartpërmendur, asnjë organi apo institucioni tjetër të Malit të Zi nuk i ka dhënë leje dhe as pëlqim për aktivitetet e cekura në shkresat e Bashkësisë Lokale të Katërkollës dhe Muzeut të Ulqinit.
Me këtë rast, ftojmë të gjithë organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për mbrojtjen e pasurisë dhe ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik. Njëherit, apelojmë edhe te qytetarët për ruajtjen e harmonisë qytetare, tolerancës dhe bashkëjetesës në qytetin tonë.

Kryetari,
Ilir ÇAPUNI

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top