Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

Kuvendi i Mali të Zi: LIBRA FALAS PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE

Këshilli për arsim, shkencë, kulturë dhe sport ka përkrahur të martën amendamentin e Malit të Zi Pozitiv për Propozimin e ligjit për arsim që t’u sigurohen libra falas për nxënësit e shkollës fillore nga buxheti i shtetit.

Amendamenti i partisë Pozitive është miratuar në Këshillë me votat e deputetëve të opozitës – gjashtë anëtarë votuan pro, kundër ishin katër deputetët e PDS-së derisa një deputet i PSD-së ishte i përmbajtur.

Këshilli dha dritën e gjelbër dhe për propozimin e partisë Pozitive të zgjerohet përmbajtja e këshillave (udhëheqës) shkollor kështu që në vend të pesë anëtarëve siç ishte praktik e deritashme, këshilli shkollor në institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme do të ketë shtatë anëtarë dhe atë: nga një përfaqësues nga ministria përkatëse dhe komuna, tre përfaqësues të punonjësve të shkollës, si dhe dy anëtarë që do të përfaqësonin prindërit.

Për këto përfundime të Këshillit Parlamenti do të vendos në fund të korrikut.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top