Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi i MZ: ABAZOVIQ PËRCJELL ZGJEDHJET NË UKRAINË

Dritan Abazoviq Strazbur, Dritan Abazovic StrazburAnëtari i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe integrime evropiane në Kuvendin e Malit të Zi dhe deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq do të përcjell zgjedhjet presidenciale të cilët të dielën, më 25 maj, mbahen në Ukrainë si anëtar i misionit vëzhgues të OSCE (OEBS).

Për shkak të situatës kritike në të cilën gjendet Ukraina, sidomos për shkak të ngjarjeve në lindje të vendit, këto zgjedhje sipas vlerësimit të zyrtarëve perëndimor kanë rëndësi të veçantë. Për këtë arsye misionet e OSCE-së, Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe AP të NATO-së të cilët gjenden në Ukrainë, janë ndër më të mëdhatë në numër që kur përcillen zgjedhjet.

Abazoviq do të përcjell zgjedhjet në regjionin e Kievit, ndërsa në grup me te është Adao Silva, ish shefi i misionit të OSCE në Hungari dhe shefi aktual i delegacionit të AP OSCE në Parlamentin portugez.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top