Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi i MZ: NIMANBEGU PYET GJUKANOVIQIN RRETH KRIPORES

nimanbegu-dosta-su-albanske-partije-bile-dekor-vladi-slika-1300Kryetari i Klubit të këshilltarëve të partive shqiptare, Iniciativës qytetare kroate dhe Partisë Liberale Genci Nimanbegu do të pyes nesër në Kuvendin e Malit të Zi kryeministrin Millo Gjukanoviq çfarë ka bërë Qeveria e Malit të Zi deri tani dhe a planifikon të ndërmarr aksione të reja në rastin e privatizimit të pasuksesshëm të Kripores në Ulqin.

“Cilat masa janë të mundshme nga ana e Qeverisë në mënyrë që të përfundojë agonia e punëtorëve të Kripores dhe që të iniciohet prodhimi i sivjetmë i cili është në pikëpyetje për shkak të një sërë hapash disavjeçare të udhëheqësisë të cilët rezultuan me devastimin e plotë të kësaj hapësire? A mendoni që borxhi prej 22.000 euro për rrymë është aq i madh që EEMZ (në pronësi shumicë shtetërore) nuk mund të gjejë mënyrë të kyç rrymën elektrike në mënyrë që të nis heqja e ujit të ëmbël nga zona e Kripores dhe të nis mbushja me ujë të detit?”, do të pyes Nimanbegu kryeministrin e Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top