Kuvendi i MZ njëzëri: BAROVIQIT TI MERREN AKSIONET E KRIPORES

Veselin BarovicPrivatizimi i Kripores ishte i pasuksesshëm. Qeveria e Malit të Zi dhe Këshilli për privatizim duhet të shohin mundësin e kthimit të paketës shumicë të aksioneve të kësaj ndërmarrje shtetit me  barazim, njëzëri është vendosur në mbledhjen e Komisionit për përcjelljen dhe kontrollin e privatizimit të Kuvendit të Malit të Zi.

Komisioni i ka propozuar Fondit investues-zhvillimor ti jap ndihmë Sindikatës së Kripores, e cila është e vetmja që është lajmëruar në tender për qiramarrje të kësaj ndërmarrje në mënyrë që të nis prodhimin. Është ftuar dhe Elektroekonomia që ti kyç rrymën Kripores, ndërsa Qeveria dhe administrata e kompanisë duhet të shohin mundësinë e lidhjes së eksperiencës së punës (stazhit)  punëtorëve dhe pagesën e pagave të prapambetura.

Prokurorit të lartë shtetëror është propozuar që të rishikojë punën e ndërmarrjes prej momentit që drejtimin e Kripores e morri Eurofondi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…