Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Kuvendi i MZ: POLICËT KOMUNAL DO TË KENË MUNDËSI TË RRAHIN

Skupstina Crne Gore, Kuvendi i Malit te ZiKuvendi i Malit të Zi së shpejti do të miratojë Ligjin për polici komunale, i cili policëve komunal i jep kompetenca shumë më të mëdha. Kështu ato do të kenë mundësi të ndalojnë dhe largojnë nga komunikacioni automjetet, të përdorin fuqinë fizike në rast se është nevoja, e po ashtu, në varësi të situatës, do të kenë mundësi të përdorin prangat, si dhe shkopin.

Deputeti i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka thënë sot që në mbledhjen e Këshillit parlamentar për sistemin politik, drejtësi dhe administratë që e përshëndet dhe përkrah rritjen e kompetencave që me këtë ligj i jepet policisë komunale.

Disa deputet nga partitë tjera qeverisëse, të cilët vitin e kaluar ishin kundër propozimit të këtij akti, thanë që miratimin e ligjit në këtë formë e kërkon BE-ja.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top