Saturday , February 27 2021
Lajmi i fundit

Kuvendi i OT: ZGJIDHET KËSHILLI EKZEKUTIV DHE MBIKËQYRËS

Kuvendi i OT Ulqin, Skupstina TO UlcinjNë Kuvendin vjetor të Organizatës turistike të Ulqinit, të cilin e drejtoi kryetari i komunës Fatmir Gjeka, u zgjodhën Këshilli ekzekutiv dhe mbikëqyrës i këtij institucioni.

Për anëtarë të Këshillit ekzekutiv Kuvendi sot zgjodhi Munib Abazin, Muslim Llollën, Dritan Guçin, Simo Dediqin, Zenepa Likoviqin, Astrit Kurtin dhe Xhaudet Cakulin, i cili edhe në periudhën e ardhshme do të udhëheqë këtë trup.

Për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës janë caktuar Valdet Axhemoviq, Ilir Harasani dhe Fadil Kovaçi, i cili do të jetë kryetar i këtij këshilli.

Anëtarëve të Kuvendit i është dorëzojnë Raporti i punës të OT për vitin e kaluar si dhe informata për rrjedhën e sezonit të sivjetmë turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top