Gjasat janë të vogla që sot apo nesër të përfundojë seanca e parë e mbledhjes së parë të rregullt të Kuvendit komunal të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Nëse diçka e tillë ndodh, kjo do të thotë se asnjë mbledhje e Parlamentit lokal nuk përfundoi gjatë periudhës pranverore, e cila filloi me 1 mars dhe zgjat deri më 31 korrik.
Përndryshe, kjo seancë ka filluar me 15 qershor dhe kanë mbetur vetëm edhe disa pika që kryesisht kanë të bëjnë me kompletimin e parcelave kadastrale.