Wednesday , November 13 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: DY MUAJ PA MBLEDHJE

Kuvendi Komunal i UlqinitNëse puna e parlamentit pasqyron jetën politike në një komunë dhe mund të përdoret për të vlerësuar cilësinë e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, atëherë në komunën më jugore të Malit të Zi, gjegjësisht në Kuvendin komunal nuk lulëzojnë trëndafilat, shkruan e përditshmja “Dan”. Këshilltarët e KK Ulqin nuk janë takuar me muaj, saktësisht, herën e fundit janë takuar në prag të vitit të ri kur përveç tjerash kanë diskutuar për buxhetin e vitit 2015. Prej atëherë, e deri me sot kanë kaluar katër muaj e karriget parlamentare i mbuloi pëlhura e merimangës sepse mbledhja as që paralajmërohet. Që situata të jetë edhe më e keqe tash dy muaj nuk ka shpjegim zyrtar pse nuk ka mbledhje të KK Ulqin i cili prej 1 marsit ka hyrë në periudhën e seancave të rregullta. Pushteti ekzekutiv nuk deklarohet, ai ligjvënës po ashtu, ndërsa nga radhët e partive opozitare tashmë po mendohet për iniciativën që të thirret seanca e jashtëzakonshme, në të cilën do të vërtetohej a kemi të bëjmë me krizë politike, gjegjësisht me mosmarrëveshje brenda koalicionit qeveritar, apo bëhet fjalë për përtaci dhe papërgjegjshmëri klasike.

Kryetarja e klubit të këshilltarëve të UDSH-së Hadixha Gjoni është e bindur se pushteti aktual në Ulqin është i humbur në kohë dhe hapësirë.

“Pak më herët isha në shërbimin e Kuvendit dhe as ato nuk kanë informatë se kur duhet të mbahet mbledhja. Mendoj se kjo mjaftueshëm flet situatën. Pushteti lokal ka rënë në pasivitet të plotë. Vitet e kaluara marsi dhe prilli ishin muajt e aktivitetit intensiv të Kuvendit. Këtë vit nuk kemi një gjë të tillë dhe kjo është shenj se diçka po ndodh. A është ky paralajmërim i krizës dhe mosmarrëveshjes brenda koalicionit në pushtet, për momentin është vështirë të thuhet. Por, ky është indikatori më i mirë se pushteti dhe administrata lokale nuk funksionojnë siç duhet. Ky është fakt sepse plogështi më të madhe se kjo momentalja nuk ka. Është trishtuese që në prag të sezonit turistik nuk kanë çfarë ti ofrojnë këshilltarëve”, u shpreh Gjoni.

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top