Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

Kuvendi Komunal : E PASIGURT DITA E VAZHDIMIT TË MBLEDHJES

Të shtunën, pas mbledhjes së Kolegjiumit tek kryetari i Kuvendit të komunës Milazim Mustafa, do të dihet diçka më shumë rreth vazhdimit të mbledhjes së Parlamentit lokal. Mbasi që kryetari i Komunës Nazif Cungu ka paraqitur raportin e punës për vitin 2012, shefi i Klubit të këshilltarëve të Partisë demokratike Haxhi Sulejmani ka kërkuar ndërprerjen e Parlamentit deri të hënën.

Por, kryetari i Klubit të PDS-së Loro Nrekiq ka thënë që këshilltarët e kësaj parti kanë obligime të planifikuara më herët për të hënën dhe të martën, dhe kërkoi që mbledhja të mbahet të mërkurën.

Është e pasigurt si do të deklarohen për punën e kryetarit të komunës këshilltarët e Partisë demokratike të Fatmir Gjekës, si dhe Partia socialdemokrate dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” të cilët poashtu e përbëjnë koalicionin në pushtet, këshilltarët e të cilëve nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme. Ka pak tregues që partia opozitare PDS do të përkrah raportin e Cungut.

Mosvotimi i raportit të punës së kryetarit të komunës do të nënkuptonte rënien e pushtetit komunal.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top