Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: FORCA LËSHOI SEANCËN!

Loro Nrekiq, KuvendiTë pakënaqur me numërimin e votave këshilltarët e Forcës së re demokratike kanë lëshuar të mërkurën seancën e Kuvendit komunal të Ulqinit.

Këtë akt e dënuan nga Partia demokratike e socialistëve dhe Partia demokratike. „Jam i dëshpëruar. Veçanërisht për arsye se sallën e lëshoi edhe kryetari i Komunës Nazif Cungu. Ai duhet të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve“, tha kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq.

Ai vlerësoi se Forca nuk duhet të bëjë politikë të njëanshme, sepse kjo gjë, siç theksoi, e çon në humnerë.

Në atë moment, Cungu erdhi në sallë të Kuvendit. Ai tha se Forca vetëm kishte vërejtje në numërim, si dhe kërkojë që të shikohet xhirimi i votimit dhe të jepet pauza.

„Kjo kaloi. Le ta shikojnë sa të duan dhe le ti hapin mirë sytë. Dhe të shohin si janë sjellë ndaj partnerit strategjik, gjegjësisht PDS-së“, u përgjigj Nrekiq.

„Vetëm para disa ditëve, kur këtu ishte kryeministri Dushko Markoviq, çdo gjë ishte ideale. Me siguri ju kanë marrë mësysh“, tha me të qeshur kryetari i Klubit të këshilltarëve të PSD-së Skender Elezaga duke shtuar se tani „ndihmon vetëm hajmalia nga Podgorica“.

Mbledhja duhet të vazhdojë të marten e ardhshme, me 17 tetor.

 

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top