Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: GJEKA KËRKON MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME

Fatmir Gjeka KuvendiKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i dërgoi të premten kërkesën kryetarit të Kuvendit komunal Fuad Haxhibetit që të thërras mbledhjen e jashtëzakonshme, mëson Portali Ul-info.

Për këtë mbledhje Gjeka propozoi të diskutohet për shtatë dokumente planifikuese, të cilët paraprakisht kanë kaluar të gjithë procedurat ligjore dhe që presin miratimin.

“Për shkak të mosrealizimit të të drejtave të veta qytetarët dhe komuna e Ulqinit po pësojnë dëme të mëdha financiare”, arsyetoi ai.

Kryetari i komunës me këtë kërkesë njëkohësisht njoftoi shefat e klubeve të këshilltarëve në Parlamentin lokal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top