Friday , November 24 2017
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: MBAS 2,5 VITESH VENDIMI PËR KOPSHTIN E FËMIJËVE

Kuvendi komunal i UlqinitKëshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit sollën të mërkurën vendimin për transferimin e të drejtave të disponimit të patundshmërive Qeverisë së Malit të Zi për ndërtimin e kopshtit për fëmijë.

Me këtë u krijuan kushtet që më në fund të fillojë ndërtimi i këtij objekti në Fushë të Ulqinit për ç’gjë janë siguruar mjetet nga kredia e Bankës zhvillimore të Këshillit të Evropës.

Përndryshe, i njëjti vendim ishte në rend të ditës së Parlamentit lokal në dhjetor të vitit 2014. Për te votuan 15 këshilltarë të koalicionit të atëhershëm qeverisës, dy ishin të përmbajtur, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në votim, kështu që vendimi nuk fitoj shumicën e nevojshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top