Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: MBLEDHJA NGA MESI I MUAJIT

Kuvendi Komunal i UlqinitMbas festave shtetërore do të mbahet mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit. Siç njoftohet nga shërbimi i Kuvendit, seanca do të mbahet me 18 korrik.

PSD dhe URA kanë kërkuar që në këtë seancë, duke u bazuar në shumicën e re në Parlamentin lokal, të respektohet dispozita ligjore për përcaktimin e përbërjes së re të Komisionit komunal zgjedhor.

Rendi i ditës i kësaj mbledhje është si vijon:

  • Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve
  • Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për taksën e banimit
  • Propozim Vendimi për lartësinë e përllogaritjes dhe pagesës së kontributit të anëtarësisë së Organizatës turistike të komunës së Ulqinit.
  • Propozim Vendimi për vërtetimin e Plotësimit të parë të Planit për vendosjen e objekteve të përkohshme në territorin e komunës së Ulqinit për vitin 2016.
  • Vendimi për orarin e punës dhe
  • Zgjedhjet dhe emërimet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top