Kuvendi komunal: NË FILLIM TË QERSHORIT PËR KREDI

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitMbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit, në të cilën do të pruhet vendimi për transferimin e të drejtave për dispozicion të tokës ndërtimore në mënyrë që të merret kredia tek Atlas banka, do të mbahet kah fillimi i qershorit.

Materiali për mbledhje i është dërguar këshilltarëve, ndërsa data e saktë e mbledhjes do të jetë i njohur të premten, kur do të mbahet kolegjiumi tek kryetari i Parlamentit Fuad Haxhibeti.

Ministria e financave ka dhënë pëlqimin që komuna e Ulqinit të marrë kredi me vlerë prej 1,2 milion euro. Mbas shqyrtimit të ofertave të bankave, është vlerësuar që kushtet më të mira i ka ofruar Atlas banka. Mbetet vetëm të dakordohet niveli i kamatës: banka ofron nëntë, ndërsa komuna propozon tetë për qind.

Pjesa më e madhe e kredisë do të shpenzohet në pagesën e pagave të prapambetura të punëtorëve të komunës dhe të ndërmarrjeve themelues i të cilëve është vetëqeverisja lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…