Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: NESËR VAZHDIMI I MBLEDHJES

Loro NrekiqTë hënën, me 31 korrik, është dita e fundit e seancës së rregullt të Kuvendit komunal të Ulqinit.

Kryetari i Parlamentit Loro Nrekiq ka thënë se mbledhja, e cila ka filluar me 20 korrik, do të vazhdohet të hënë dhe se praktikisht do të punohet tërë ditën në mënyrë që të përfundohen të gjithë pikat e mbetura të rendit të ditës. E ka edhe 15 sosh.

Përndryshe, kjo do të jetë mbledhja e fundit e rregullt e kësaj përbërje të Kuvendit, sepse në fillim të shtatorit do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në të cilën do të shkurtohet mandati kësaj përbërje në mënyrë që në fund të nëntorit të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top