Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: PËRFUNDON MBLEDHJA, E ARDHSHMJA PËR NDËRMARRJET PUBLIKE

kuvendi-skupstina-loro-nrekiq-sabri-salajMbas 15 ditësh, me dy ndërprerje dhe lëshim të sallës së Kuvendit nga ana e këshilltarëve të koalicionit qeverisës, të enjten më në fund përfundoi Mbledhja e parë e Seancës së dytë të rregulltë të Kuvendit komunal të Ulqinit.

Këshilltarët, pa shumë diskutim, kanë miratuar një sërë vendimesh. Veçojmë atë për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Ulqinit dhe raportin e punës së kryetarit të Komunës, administratës lokale dhe shërbimeve për vitin e kaluar, si dhe vendimin për Sherbimin e policisë komunale.

Kryetari i Parlamentit Loro Nrekiq ka thënë për Portalin Ul-info se për tre javë planifikohet të mbahet mbledhja e veçantë në të cilën do të diskutohet për situatën gjithnjë e më të vështirë në ndërmarrjet publike ku themelues është vetëqeverisja lokale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top