Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: TË HËNËN MBLEDHJA

Loro NrekiqKryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq ka caktuar për të hënën, me 18 korrik, mbledhjen e shtatë të seancës së parë të rregullt të parlamentit lokal.

Përveç miratimit të procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e Kuvendit komunal të Ulqinit në rend të ditës janë: pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve, propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për taksën e banimit, propozim Vendimi për lartësinë e përllogaritjes dhe pagesës së kontributit të anëtarësisë së Organizatës turistike të komunës së Ulqinit.

Këshilltarët do të diskutojnë edhe për propozim Vendimi për vërtetimin e Plotësimit të parë të Planit për vendosjen e objekteve të përkohshme në territorin e komunës së Ulqinit për vitin 2016, si dhe për vendimin për orarin e punës dhe për zgjedhje dhe emërime.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top