Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti ka deklaruar se të mërkurën, më 30 shtator, do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e parlamentit lokal.
Në këtë seancë do të sillet vendimi për huamarrje të komunës së Ulqinit tek banka gjermane KfW me vlerë 20 milion euro për projektet e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Me këtë rast do të formohet këshilli mbikëqyrës i përbërë nga nëntë anëtarë nga të gjithë grupimet parlamentare i cili do të përcjell realizimin e projektit.
Në krye të këtij trup do të jetë përfaqësuesi i opozitës.