Wednesday , November 13 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi komunal: VAZHDIMI I MBLEDHJES MË 20 KORRIK

Kuvendi Komunal i UlqinitMbledhja e parë e rregullt e seancës pranverore të Kuvendit komunal të Ulqinit do të vazhdojë më 20 korrik, mëson Portali Ul-info.

Kjo mbledhje ka filluar më 15 qershor dhe është paralajmëruar që së shpejti do të vazhdojë.

“Nuk duhet rikujtuar se sa pikë të rëndësishme të rendit të ditës presin vazhdimin e mbledhjes, nga çështjet e rëndësishme për infrastrukturë deri tek kompletimi i parcelave kadastrale dhe pikë tjera të cilat janë të rëndësishme si për qytetarët ashtu edhe për funksionin sa më efikas të administratës”, tha shefja e Klubit të këshilltarëve të Lëvizjes qytetare URA Arijana Kurmemoviq, e cila nga kryetari i Parlamentit Fuad Haxhibeti të mërkurën ka kërkuar që mbledhja të vazhdojë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top