Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Kuvendi: NËNSTACIONI DHE LARGPËRÇUESIT E RI, NË PRITJE RRUGA KAH KEPI I GJERANAVE

KuvendiKëshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit të hënën, në seancën e jashtëzakonshme, kanë dhënë pëlqimin investimet në rrjetin elektrik me çka do të përmirësohet furnizimi me rrymë në këtë komunë.

Siç tha drejtuesi i Sektorit për zhvillim në CEDIS Branko Vukoviq, në nënstacionin dhe largpërçuesit e ri në këtë komunë do të investohen gati dy million euro. Ai shtoi se vitin e ardhshëm do të investohen edhe 1,4 milion euro.

Sjellja e paralajmëruar e vendimit për plotësimin e Programit të objekteve të përkohshme, me çka do të jepej “drita e gjelbër” për mbulimin e Kanalit të Kripores në mënyrë që të zgjerohet rruga kah Kepi i Gjeranave, është shtyrë për ndonjërën nga mbledhjet e ardhshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top