Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Kuvendi: SHTYHET MBLEDHJA E JASHTËZAKONSHME, MBAHET E RREGULLTA

Ljoro Nrekic, Loro NrekiqKëshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të hënën paradite, në mbledhjen urgjente të thirrur me kërkesë të kryetarit të Komunës Loro Nrekiq, nuk u deklaruan për Propozim Vendimin për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit dhe as për rebalancin e buxhetit për këtë vit.

Pritet që për këto pika Parlamenti lokal të diskutojë deri në fund të kësaj jave.

Pas kësaj u mbajt mbledhja e rregullt në të cilën këshilltarët, me shumicë votash, vendosen që mos të shqyrtojnë Iniciativën Qytetare “Të mbrojmë Pyllin e Pishave”. U miratua Statuti i ri i Komunës, Ardit Ceka u zgjodh në postin e sekretarit të Kuvendit të Komunës, ndërsa Skender Kaleziqi në postin e drejtorit të “Veprimtarive Komunale”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top