Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Kuvendi: TË PREMTEN PËR PHU DHE AKVA-PARK

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë Kolegjiumin e sotëm tek kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti shefat e klubeve të këshilltarëve janë pajtuar që të premten, më 26 shtator, të mbahet mbledhja e Parlamentit lokal, mëson Portali Ul-info.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për Draftin e Planit hapësinor-urbanistik të komunës edhe për akva-park, për ç’gjë kryetarët e klubeve i ka informuar më afërsisht kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Në koalicionin qeverisës më herët kanë vlerësuar që diskutimi rreth PHU-së duhet të rezultojë me miratimin e përfundimeve, sipas mundësisë me konsensus të të gjithë subjekteve politike dhe të gjithë komunitetit për këtë dokument më të rëndësishëm për këtë komunë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top