Kuvendi: VAZHDIMI I SEANCËS TË HËNËN

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjMbas diskutimit gjashtorësh, në momente shumë të ashpër në Kuvendin komunal, kryetari i kësaj dhomë Fuad Haxhibeti ka deklaruar që mbledhja do të vazhdojë të hënën, më 10 nëntor, në ora 13.

Këshilltarët të premten kanë diskutuar për Propozimin e Vendimit për hipotekë, ndërsa në rendin e ditës janë edhe propozimi i Vendimit për shpalljen e Thirrjes publike për shitjen e pronës ndërtimore, si dhe pyetjet e këshilltarëve.

Gjatë diskutimit këshilltarët i kanë kushtuar shumë kujdes edhe gjendjes financiare të komunës meqenëse në fillim të mbledhjes i është dorëzuar dokumenti mbi realizimin e buxhetit nëntëmujor të qeverisjes lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…