Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

Kuvendim te Gazi: LEGJENDAT MES HISTORISË DHE IMAGJINATËS

KUVENDIM TE GAZI
e shtunë më 26 janar 2019, ora 18
ATELLIER “GAZI” hap sezonin dimëror të diskutimeve 2019. Tema e parë LEGJENDAT MES HISTORISË DHE IMAGJINATËS.
Me këtë aktivitet synohet që përmes diskutimeve të intelektualëve ulqinakë të profileve të ndryshme sadopak të preken disa tema që kanë të bëjnë me kulturën, traditën, etnosin, historinë dhe aspektet tjera jetësore të Ulqinit dhe rrethinës. “Kuvendimi te Gazi” është paraparë që të mbahet së paku një herë në muaj ku për çdo takim do diskutohet nga një temë e caktuar paraprakisht nga grupi i pjesëmarrësve. Përshkak të hapsirës së kufizuar edhe pjesëmarrja është e limituar. Me shpresë se ky aktivitet do të mirëpritet do tentohet që edhe të fitojë formë tjetër me më shumë pjesëmarrës dhe të interesuar.
Aktivitetin do ta përcjellim edhe përmes fotografive që do ti publikojmë.
IMG-97a9e190286d25f38eda005d953218a2-V

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top