Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Kuzhina e Ulqinit: KËNAQËSI PËR TË GJITHA SHQISAT

Hrana, UshqimiNë turizëm është rregull që përmbajtja e përcakton destinacionin, e Ulqini ka shumë për të ofruar. Duke përfshirë këtu edhe kuzhinën e pasur, e cila është pjesë e kulturës së jetesës dhe e trashëgimisë shpirtërore të këtij qyteti.

Jetëgjatësia e tij mijëvjeçare, ndërthurja e frytshme e nëntë shtresave të mëdha kulturore, gërshetimi i civilizimeve, popujve, religjioneve dhe zakoneve, detarët, kusarët dhe tregtarët nëpër të gjithë vendet e Mesdheut, shkëmbimi me prapatokën së bashku me fushën e frytshme dhe klimën e volitshme, bëri që Ulqini të ketë kuzhinë të shumëllojshme e cila është e shëndetshme, e lehtë, e larmishme. E cila është edhe autoktone, edhe orientale, edhe mesdhetare, edhe ballkanike. Kënaqësi për të gjitha shqisat. E ndoshta më së miri ndjehet pikërisht në muajin e Ramazanit.

Mbi këtë themel është e lehtë, e rëndësishme dhe e nevojshme të ndërtohet identiteti gastronomik i Ulqinit, dhe kjo më së miri u tregua në librin “Tradicionalna babina kužina” (Kuzhina tradicionale e gjyshes), të cilin e përgatiten motrat Adaleta dhe Xhenana Bibeziq dhe në të cilin janë mbi 130 specialitete të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top