Lajmërim: HAPJA E SEZONIT TË GJUETISË SHTYHET PËR DATËN 2 SHTATOR

LovLajmërojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët, që NP. “Ulqin”- Ulqin në marrëveshje me organizatën turistike Ulqin, kanë marrë vendimin që për shkak të sezonit turistik e cila është në vijim dhe gjithashtu që për shkak që të mos arrihet deri tek shqetësimi i turistëve të cilët përkohësisht gjenden për pushime në komunën e Ulqinit, se hapja e sezonit te gjuetisë do te shtyhet deri në fillim të muajit shtator.

Ky vendim është marr edhe për shkak që të shmanget nga shpërthimi i zjarreve që mund të vejë në vështirësi mbarëvajtjen e sezonit turistik. Për këtë jemi dakorduar që sezoni i gjuetisë 2018/2019 të shtyhet për datën 02.09.2018.

Apelojmë tek të gjithë gjuetarët që ta respektojnë dhe ta mirëkuptojmë këtë vendim deri në hapjen e sezonit të gjuetisë dhe të sigurojnë lejet e gjuetisë për sezonin 2018/2019, thuhet në lajmërimin e drejtorit të NP “Ulqin” Ajet Zaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…