Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Lajmërim: MYSAFIRËT NGA KRUZERI NË TIVAR DO TË VIJNË EDHE NË ULQIN

Kruzer, Anija, BrodNë Ulqin nga viti i ardhshëm do të qëndrojnë mysafirët nga kruzerët(anijet) të cilët si destinacion  do të kenë Tivarin, është lajmëruar nga kompania “Terminalët kontejnerik dhe mallrat e përgjithshme”, e cila është pronë shumicë e kompanisë turke Global ports (GP).

Në mënyrë që të prezantojnë ofertën e mundshme për turistët e kruzerit, përfaqësuesit e kompanisë të cilët organizojnë udhëtimet kanë vizituar javën e kaluar Kalanë, plazhin Kopakabana dhe Adën.

Përndryshe, Global Ports është operatori më i madh kruzing në botë. Momentalisht menaxhon tetë porte komerciale dhe kruzing në Turqi dhe jashtë, duke përfshirë dhe portin në Barcelonë (Creuers Del Barcelona), i cili është porti kryesor evropian për kruzerë. Në portet të cilat i menaxhon, GP mirëpret mbi 4,2 milion kruzer udhëtarë në vit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top