Friday , November 15 2019
Lajmi i fundit

Lajonistët nga Tivari dhe Podgorica dje kontrolluan shikimin e nxënëseve të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Ostros

ostrosKlubet Lajon të Malit të Zi LC “Bar Antibaris” dhe LC “Podgorica Host” të enjtën, 23.05.2019 në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Të parit në rend të parë” (“Sightfirst”), e cila tash njëzetë e nëntë vjet e realizon “Lions Club Host” (LCI).

Me pelqimin e Ministrisë së arsimit dhe Entit për shkolla në shkollën e Krajës specialistja oftalmologe dr. Natasha Gjakonoviq-Jovoviq bëri kontrollin falas të syve, shikimin, fortësin e të pamurit, matjën e dioptrisë e tj. të 17 nxënsëve nga klasa e parë deri në klasën e katërt në shkollën amë në Ostros.
“Shumica e nxënsëve të vizituar e kanë shikimin e kthjelltë, shikojnë mire, kanë shikim të mprehtë dhe kanë sy të shëndetshëm. Vetëm dy nxënës kanë dioptri, por janë në përcjellje të vazhdueshme të mjekut specialist. Falenderojmë shumë dr. Ganimete Hoxhën, mjekën e ambullancës në Krajë e cila me kohë ka hetuar këtë defekt dhe i ka udhëzuar te specialist, si dhe prindërit të cilët e kanë mbeshtetur. Jam shumë e kënaqur me këtë aksion, shumë të rëndësishëm “ u shpreh dr.Natasha Jovoviq.
Drejtori i shkollës z. Beqir Berjashi në emër të kolektivit, nxënësëve të shkollës dhe në cilësin e udhëheqësit të institucionit falenderoi Lajonistët për vizitën që i bënë shkollës duke theksuar se “ky është një gjest shumë human dhe lartë duke shpresuar se aksione të tilla do të ndërmirrën edhe në të ardhmën”
Më një bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes LC “Podgorica Host”, kemi vazhduar fushatën “Shikimi në rend të pare” të cilën e kemi nisur më 21 shkurt në shkollën e Gjuraçit. Dëshirojmë që bashkëpunimi me Ministrinë e arsimit ky akcin të bëhet tradicional dhe nga Tivari të shtrihet edhe në komunat tjera në Mal të Zi, më të njejtin qellim para së gjithash të jetë prevetivë”, u shpreh Radomir Petriq, kryetar i LC “Bar Antibaris”. Me të në këtë fushatë dje ishin edhe nënkryetarët e klubit dr. Valentina Kaliniq dhe Muharem Muratoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top