Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Lamoviq: NUK KA KREDI, NUK KA PARA

Opstina-Ulcinj_Komuna-e-Ulqinit_Kryetari i Sindikatës komunale të Ulqinit Shefki-Keko Lamoviq ka deklaruar që me rastin e protestave të punëtorëve ka folur me kryetarin e komunës Nazif Cungun. „Më informoj që për shkak të shkurtimit të mandatit Kuvendit komunal dhe zgjedhjeve lokale në janar është shtyrë marrja e kredisë nga e cila është dashur të shlyhen borxhet e punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve”, tha ai për “Dan”.

Ai tha që i është thënë që ekziston vullneti për pagesën e rrogave, por që komuna nuk ishte në gjendje të pagojë të gjitha borxhet që u krijuan në kohen e ish pushtetit. „Për këtë kam lajmëruar sindikatat dhe ato megjithatë do të organizojnë protestën“, theksoi Lamoviq.

Dje punëtorët e Qendrës për kulturë nisën grevën paralajmëruese, aksion të ngjashëm kanë paralajmëruar sindikata e „Ujësjellësit“, ndërsa disponimi për tubime protestuese ekziston edhe në disa ndërmarrje dhe institucione tjera ku themeluese është vetëqeverisja lokale.

„Fotografia është e zymtë, ndërsa të dhënat janë dëshpëruese në çdo aspekt. Njerëzit për çdo ditë vijnë dhe kërkojnë ndihmë, por ne mundemi pakçka të bëjmë“, shtoi Lamoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top