LD në MZ: DENOJMË AKTIN BRUTAL NË PARIS

LD ne MZ, DS u CG 

LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI
DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI
DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO

Ambasadës së Francës në Podgoricë
Ambassade de France à Podgorica
Ambasadi Francuske u Podgorici

Madame Véronique BRUMEAUX, ambassadeur
Atinska 35

P o d g o r i c ë
Mali i Zi

E nderuara Zonja Ambasadore Véronique BRUMEAUX,

Ngjarja e rëndë që ndodhi dje, të mërkurën në Pariz, me sulmin terrorist ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, në takimin editorial të mëngjesit, me të cilin rast mbetën të vrarë 12 veta, gazetarë e karikaturistë, në mesin e të cilëve edhe dy policë, tronditi jo vetëm Parizin e Francën, por edhe më gjerë, të gjithë njerëzit liridashës e paqëdashës, pra edhe ne, shqiptarët në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi

Duke e dënuar këtë akt brutal e barbarë, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ), partisë politike shqiptare në Malin e Zi, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.

Zonja Ambasadore, Ju lusim që ngushëllimet tona t’ia përcillni udhëheqjes më të lartë të Francës, e sidomos familjeve të të vrarëve.

Me respekt,

Mehmet BARDHI, kryetar i LD në MZ

Ulqin, më 08 janar 2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…