Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

LD në MZ: FESTA E KRAJËS ME 13 GUSHT

Manifestimi tradicional “Ditët e kulturës dhe te sportit ne Krajë”, ndryshe e njohur si Festa e Krajës ashtu si tani e 20 vite me radhë, nën organizimin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi-dega e Krajës, do te organizohet edhe këtë vit.

Edhe pse  u njoftua fillimisht se manifestimi i 21 me radhë do të mbahet me 30 korrik, z.Ali Gjeçbritaj kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, dega e Krajës, i cili është njëkohësisht kryetar i këshillit organizativ ka njoftuar se manifestimi në fjalë është shtyrë që të mbahet me 13 gusht.

“Manifestimi FESTA E KRAJES 2013 do të mbahet me datën 13 gusht 2013, të martën. Shkak për shtyrjen deri në këtë kohe ishte muaji i madhëruar  i Ramazanit dhe festa e Fiter Bajramit. Këshilli organizativ i manifestimit ka mbajtur mbledhjen e vet me 23 korrik dhe ka vendosur qe këtë datë ta fuqizoj në mbledhjen e radhës organi më i lartë Kryesia e degës”, është shprehur z.Ali Gjeçbritaj për portalin KrajaOnline. /KrajaOnline/

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top