Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

LD në MZ: KATEGORIKISHT JEMI KUNDËR KARANTINIT NË ZOGAJ

lidhja-demokratike-ne-mal-te-ziKUMTESË PËR OPINION TË LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi/LD në MZ, reagon ashpër kundër propozimit të Qeverisë së Malit të Zi, për mundësinë e shfrytëzimit të kazermës në Zogaj, Komuna e Ulqinit, si karantinë me qëllim të trajtimit të të sëmuarëve eventual nga sëmundja, tashmë, me përmasa globale, me virusin Korona, e shfaqur fillimisht në bregun lindor të Kinës e që brenda një afati të shkurtër kohor ka shkaktuar me dhjetra mijëra të infektuar dhe me mijëra njerëz të vdekur nga ky virus i rrezikshëm vdekjeprurës.

Të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe opinion i gjerë, sidomos ai shqiptarë në Mal të Zi, me të dretjë, janë thellë të indinjuar, nga ideja,e jo më nga fakti, se Qeveria e Malit të Zi, sipas kumtesës së Ministrisë së shëndetësisë, në mënyrë eksplicite veçon, kazermën në Zogaj, si mundësi për të shërbyer si karantinë, për trajtimin e të sëmuarëve nga ky virus shkatrrimtarë për qëniet njerëzore, për më shumë, kur dihet se ky virus, gjegjësisht kjo smundje, është lehtë e transmetueshme.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi nuk është kundër marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së virusit Korona, por në mënyrë kategorike jemi kundër këtij propozimi, nga fakti se Ulqini si qytet me potencialtë lartë turistik dhe zonë e njohur me prodhimet bujqësore, pasi janë të vetmet burime materiale të kësaj popullate, nuk është zgjidhja më e mirë. Ulqini dhe qytetarët e tij, përveç rrezikut të bartjes së sëmundjes në këtë zonë, do të përballet edhe më dëme të drejtëpërdrejta dhe të paparashikueshme ekonomike, në dëmtimin e imazhit të një qyteti turistik, e cila do të ndikonte në rënien e ofertës turistike dhe jo vetëm.

Jemi të sigurtë se Mali i Zi ka kapacitetet dhe hapësira të mjaftueshme, në mënyrë që rrezikshmëria e përhapjes së sëmundjes të parandalohet duke anashkaluar një komunë me specifika të veçanta siç është Ulqini, andaj i bëjmë thirrje Ministrisë së shëndetësisë, të merret seriozisht me problemin në fjalë e të mos provokojë situata me impakt negativ dhe prapavi politike ndaj popullatës me shumicë shqiptare në komunën e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top