Saturday , July 21 2018
Lajmi i fundit

LD në MZ: NDAL! – EKSPEDITËS SË AMFILLOHIJES NË SHAS!

lidhja-demokratike-ne-mal-te-ziLajmi në mjetet e komunikimit publik elektronik se Kisha pravosllave Serbe, të dielën në orën 9:00, në mënyrë të organizuar do të zbarkojë në një “ekspeditë kishtare…” (!?) në Shasin e lashtë, ku mitropoliti Amfillohije do të ketë fjalën kryesore, shqetësoi shumë edhe anëtarët e LD në MZ-së, e posaçërisht banorët e kësaj treve të qetë, paqëdashëse e mikëpritëse, të lashtë iliro shqiptare, po edhe mbarë paqëdashësit e liridashësit, sidomos kur e dime mirëfilli aktivitetin e kësaj Kishe dhe të udhëheqësit të saj, e cila dhe i cili, sidomos pas vitit 1989, janë të njohur për sulme në forma të ndryshme, ndaj monumenteve kulturo historike tonat dhe provokimeve ndaj treva shqiptare, me qëllim përvetësimit të tyre, duke u munduar me falsitetin e tyre të vrazhdtë, arrogant e agresiv të thonë se këto ishin dhe janë monumentet kulturo-historike të tyre dhe se këto troje u përkasin atyre! Këtë e kanë dëshmua dhe provua ne veprat e tyre, fjalimet e tyre plot mllef e urrejtje me qëllime ekspanzioniste antishqiptare, me ekspedita te Kisha e Krajës, në Guci etj.që me okupimin e ishujve në liqenin e Shkodrës, kishës në Guci, majës së malit të Rumisë – me “godinën” maketë prej hekuri në formë kishe, e cila fluturoi me helikopterët e ushtrisë serbo-malazeze, ekspeditës në Tarabosh e tash “…e paskan vu në rend të tentimit për përvetësim, e çdo herë në petkun e mantijat pravosllave “ edhe të qytetin e lashtë të Shasit!

Prandaj, të shqetësuar për pasojat, me anë të kësaj komunikate u drejtohemi organeve kompetente shtetërore që të parandalojnë këtë “fushatë serbo-pravosllave” në Shasin e lashtë mijëvjeçar.
Ne, këtë ardhje, të paftesë, në pronat komunale tona, e konsiderojmë si një prej provokimeve më të mëdha që po u bëhet banorëve dhe trojeve tona të qeta.

Shpresojmë se kompetentët shtetërorë do të jenë në nivelin e obligimeve ligjore dhe do të respektojnë, ose së paku kanë obligim të respektojnë realitetin, të vërtetën. Liturgjitë fetare mbahen në faltoret përkatëse e asesi në hapësirat e monumenteve kulturo-historike, siç është edhe qyteti i vjetër iliro-shqiptar – SHASI.
PËR KËSHILLIN PËR INFORMIM të LD në MZ-së
M.Bardhi, kryetar

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top