Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

LD në MZ: SHQIPTARËT NË ZGJEDHJE ME NJË LISTË TË PËRBASHKËT

 

Saubih MehmetiKumtesë për opinion të Lidhjes demokratike në Mal të Zi.

Jemi ne prag të Zgjedhjeve parlamentare, për zgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e Kuvendit të Malit të Zi, si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, të cilat do të mbahen brenda vitit 2020.

Nga përvoja e zgjedhjeve të kaluara, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, pavarësisht interesave të ngushta partiake, vlerëson se në këto zgjedhje, subjektet politike shqiptare duhet të dalin me një listë të përbashkët, me qëllim të maksimalizimit të përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.
Për këtë arsye kemi pritur dhe presim reflektim edhe të subjekteve tjera shqiptare për koordinim të aksionit veprues për përafrimin e interesave edhe politike veç e veç, por mbi të gjitha të shohim të ardhmen e politikëbërjes, përtej interesave personale apo partiake.

Përveç Ministrisë për Europën dhe punët e jashtme të Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, LD në MZ, me ftesë të Forcës së Re Demokratike ka zhvilluar një takim zyrtar, lidhur me Zgjedhjet parlamentare paraprake me qëllim të bashkëpunimit dhe arritjes së qëllimit për përfaqësim dinjitoz dhe real të interesave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ne jemi të hapur për diskutime dhe marrveshje të përbashkët, ashtu sikur edhe jemi zotuar në të gjitha takimet e deritashme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top