Tuesday , October 20 2020
Lajmi i fundit

LD në MZ: URIM ME RASTIN E FITER BAJRAMIT

Saubih MehmetiPas një muaji agjërim, lutje dhe falje në kushte jo të zakonshme, në kohë pandemie, me plot sakrificë por njëkohësisht edhe me vetëdisiplinë të lartë, me ç’rast shumë aktivitete e detyrime  ishin të reduktuara, gjithsesi me sukses, ashtu si i ka hije një besimtari të devotshëm, u dëshmua se me përkushtim mund të promovojmë solidaritetin duke shtuar dashurinë edhe më tepër ndaj njëri tjetrit, me besim të konsoliduar e që kurorëzohet me ditët më të madhërueshme të FITER BAJRAMIT, për besimtarët myslimanë.

Kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me shpresë, vullnet për të dhënë e për t’iu gjendur sa më afër njerëzve në nevojë, për t’iu zbutur sado pak vështirësitë ekonomike, të tregohemi zemërgjerë e bujarë që në çdo familje tryeza e Bajramit të jetë plotë.

Përmes këtij Urimi, nga zemra ju uroj të gjithëve: besimtarëve myslimanë, në veçanti besimtarëve myslimanë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë të cilët në respekt të njëri – tjetrit dhe për të mirën e vetes, festojnë Fiter Bajramin, Zoti ju pranoftë agjërimin dhe shëndet të plotë në familjet Tuaja

Gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin.

Kryetari,

Saubih Mehmeti

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top