Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

LD në MZ:  URIM PËR VITIN E RI 2021

Saubih MehmetiTë dashur bashkëkombës, vitin që lamë pas,ishte një vit shumë i vështirë dhe i trishtë, si pasojë e pandemisë me virusin e ri Corona – Covid 19, e që ndikoi dukshëm në shëndetin e njerëzve, deri në humbjen shumë jetëve, e që la boshllëk në zemrat tona. Me këtë ç’rast u shpreh ngushëllimet e sinqerta të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre.

Viti 2020, përveç tjerash, dha efekte negative në ekonominë e gjërë e që ka ndikuar dukshëm në mirëqënien, duke e bërë jetën ende më të vështirë,me pak fjalë një vit i sakrificave të mëdha.andaj kam shpresë se viti 2021 do të jetë sprova më e mirë dhe testi i vetëdiciplinës në kapërcimin e situatës së vështirë pandemike dhe e normalizimit të gjendjes e cila na shoqëroj gati për gjiatë gjithë vitit.

Uroj nga zemra që viti 2021, të jetë viti i kthesave të mëdha, me shpresën për një jetë më të mirë e më të qetë, duke e mposhtur armikun e padukshem e më të rrezikshëm të kohës, për njerëzimin, të mbizotërojë shëndeti duke lënë pas kujtimet e hidhura, t’i kthehemi normalitetit drejtë prosperimit të shqiptarëve kudo që janë e jo vetëm.

GËZUAR VITIN E RI 2021!

KRYETAR,

Saubih Mehmeti,ing. dipl. tek.

 

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top