Sunday , July 23 2017
Lajmi i fundit

LDSH #guxim: REAGIM NDAJ PAMFLETIT POLITIK TË FORCËS

Nikolle Camaj“MALËSIA BËHET KOMUNË, KUR TË BËHET”

Parlamenti i Malit të Zi aprovoi ligjet në bazë të të cilave Tuzit i caktohet data nga e cila do të duhej të bëhet komunë e plotë. Kjo qëndron, kurse të tjerat, nga shkresa e Forcës, më tepër i ngjasin një pamfleti politik se sa një urimi, siç e quajnë ata. Ky hap i Parlamenitit të Malit të Zi, sado i vonuar, po të mos përmbante kushtëzime e hile të reja, natyrisht se do të gëzonte të gjithë shqiptarët, e në veçanti ata të cilët, pothuaj krejt veprimtarinë e vet politike ia kanë dedikaur kësaj çështje, me konferneca e konferenca shtypit, me shkrime, protesta e dëshmi para Kongresit Amerikan, me takime në Bruxel, Tiranë e Prishtinë, gjithnjë duke kundershtuar zgjidhjet eksperimentale që i ofroheshin. Por, megjithatë votimi në Parlamentin malazias na gëzoi, sepse dëshmoi se sa të drejtë kishim kur thoshim se promovuesit e sotëm-koalicioni në pushtet, ishte frenuesi i zgjidhjes së kësaj çështjeje, së paku që nga viti 2006, kur për shkak të kërkesës për komunë, prëfunduan në burg 18 malësorë. Kështu, në vend të shpërblimit, më i arsyeshëm do të ishte dënimi, për pengmbajtje të Malësisë.  Pra, kjo dëshmon se kërkesat tona ishin të drejta, siç janë edhe pohimet se deri te komuna vihet me presion, e jo me niglezhencë, anipse meritat i marrin niglezhenetët, të cilët zakonisht ndodhin “pranë  dardhës” kur i bien kokrrat. Ata, bile tani, në bazë të shkresës së Forcës, po tentojnë që zhurmaxhinjët t’i paraqesin si pëngesë për realizimin e kësaj kërkese jetike për Malësinë. E si mund të jetë pengesë presioni i vazhdueshëm, në shumë adresa, që vinte nga ne, deri sa ata i arsyetonin zgjidhjet gjysmake, e sidomos mbetjen në kuadër të Kryeqytetit. Kush protestoi këtu e deri në Washington, kush ndaloi projektin komunë e kryeqytetit, kush priti Presidentin Nishani me pankarat për komunë të plotë? Si mund të jetë pengesë zhurma e sotme që lidhet më dyshimin në sinqeritetin e Qeverisë, apo me hilet që përmban brenda “votimi sot, e implementimi pas 18 muajësh”. Është e pritur që, tani kur u poq dardha, nëse u poq, pushtetit të mos ua lënë meritat “zhurmaxhinjëve”, por të dëgjueshëmve të vet, pozitë kjo që ne asnjë herë nuk e lakmueme. Megjithatë, për ne nuk ka rëndësi se kujt i takojnë meritat. Rëndësi ka që të kryhet, nëse do të kryhet, por rëndësi ka edhe si do të kryhet. Me gjithë garantat e urimet që po vijnë nga adresa relevante, pervoja me këtë pushtet na mëson që të mbajmë rezerva. Dhe këto rezerva vetëm janë shtytës të mëtutejmë, e jo pengësea, që dikush të mos luaj me pjesën që mund të luhet, e që janë neglizhentët e pushtetit. Prandaj këtu gëzimi sikur mbetet në fyt. Mbetet në fyt edhe për faktin se në Malin e Zi ka mjaft ligje të cilat janë aprovuar, por kurrë nuk janë implementuar, siç është edhe Ligji mbi Kryeqytetin. Prandaj edhe urimet e sotme mund t’u ngjajnë atyre të para dy viteve, kur të njëjtit na përgëzonin për komunën e Kryeqytetit. Madje edhe duke na sygjeruar që të bëjmë gadi çelësat që ta drejtojmë atë, kurse ne që e kundërshtuam, publikisht na quajtën tradhëtarë! Patën të drejtë, sepse ni gjithëherë do të tradhëtojmë tradhëtinë, hilet dhe manipulimet në kurrizë të qytetarëve të Malësisë. Prandaj, me gjithë ndjenjën e kënaqësisë për hapin e qitur, ne nuk mund t’a urojmë komunën e plotë, për pa u bërë realitet. Nuk mund t’a urojmë as për faktin se vet shtyrja e implemntimit për shtator 2018 kërkon edhe ca “shërbime” nga malësorët, në të cilat nuk kemi gadishmëri t’i ftojmë, sepse ne nuk kemi nevojë për mëshirë, por për të drejtë, këshutqë më pak as nuk mund të pranohet! Prandaj, duke njohur gatishmërinë e Forcës&co për kompromise, nuk do të çuditëshim që të fitojmë përsëri një gjysmëzgjidhje, një komunë me bisht mbrapa. Komunë pa territor komplet të Malsisë; komunë të qeverisur “alla-Ulqin”, nga marrveshja e fundit… Prandaje deri a të zgjidhet kjo çështje plotësisht, ne s’do të heshtim, sepse zhurma jonë vetëm ua lehtëson veprimet, e asesi nuk pengon. Por po, natyrisht atyre mund t’u pengojë zëri që xhvesh hilet, vetëm nëse janë bashkë në hile, prëndryshe, do të na konsideronin aleatë dhe konsulent gratis.

 

Dhe për fund, një nonsens i zotërinjëve nga Forca. Merrni me mend, ata ftojnë që votuesit dinjitozë të kalojnë të grupet politike servile. Jo zortëtinj, ata kanë parime, ata kanë dinjitet, ata ju kishin këtu edhe më parë, dhe ju njoftën mirë, sisomos kur votuat qeverinë, pa kushte, apo kur nuk votuat të njëjtat ligje, për komunë, në fund të vitit 2016. Prandaj, as kjo ftesë, në parktikë, nuk ka asnjë peshë. Ajo vetëm flet për horizontin e ngushtë dhe njohuritë e cekta politike, si edhe për kapacitetin demokratik, që vetëm dëmton mundësinë e bashkëpunimit. Është kjo një ftesë e të dëshpruarëve, të cilët e dinë se realiteti është pak ndryshe. E dinë ata fort mirë se simpatitë e votuesve të tyre ndaj nesh, janë shumë më të mëdha se lakmitë e votuesve tonë, ndaj pozitave të tyre. Prandaj i gëzoshin! Zotërinjtë e Forcës e dinë edhe një gjë; e dinë se nga krenaria e dinjiteti nuk jetohet, por nuk duan ta dinë, se pa krenari e dinjitet, jeta nuk i vlen 5 lekë!

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top